KRYEFAQJA » LAJME » Sfidat e vitit 2019, qeveria mblidhet në Elbasan
Sfidat e vitit 2019, qeveria mblidhet në Elbasan

Sfidat e vitit 2019, qeveria mblidhet në Elbasan

Qeveria shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama po zhvillon në Elbasan një mbledhje, në fokusin e së cilës janë sfidat e vitit 2019. “Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10” citohet të ketë thënë kryeministri Rama. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit. Në të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të PS, kreu i parlamentit Gramoz Ruçidhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
Ndërsa ishte duke hyrë në lokalin ku do të zhvillohej takimi, zoti Rama është pritur me një protestë të organizuar nga përkrahës të opozitës. Ata protestuan me fishekzjarre dhe parrulla kundër qeverisë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com