KRYEFAQJA » LAJME » Sfida e audio përgjimit, Paloka i përgjigjet Xhafës në vend të Bashës
Sfida e audio përgjimit, Paloka i përgjigjet Xhafës në vend të Bashës

Sfida e audio përgjimit, Paloka i përgjigjet Xhafës në vend të Bashës

PD e opozitës i është përgjigjur me ashpërsi sfidës që ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i bëri kreut të saj Lulzim Basha. Ministri Xhafaj deklaroi se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse audio përgjimi ndaj vëllait të tij ishte i vërtetë, ndërsa ftoi zotin Basha të bënte të njëjtën gjë nëse vërtetohej e kundërta. Nënkryetari i saj Edi Paloka, doli në orët e mbrëmjes me një deklaratë duke e konsideruar qëndrimin e ministrit “pafytyrësi” dhe “karshillik” ndaj shqiptarëve dhe opozitës. Zoti Paloka radhiti një sërë arsyesh që sipas saj ministri Fatmir Xhafaj duhet të lërë postin e Ministrit të Brendshëm. “Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo të ishte nisur në Itali” ka këmbëngulur zoti Paloka. Sipas tij “Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse pasuria e tij duhet të hetohet sipas Ligjit AntiMafia dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë ai është Ministër i Brendshëm, shefi i policëve që bëjnë hetimin. Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse ai vetë nuk e kalon dot vetingun që ju bën policëve vartësa të tij” tha ndër të tjera ai.

Sicred