KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Session: Abuzimet në familje, nuk do të kualifikohen për azil
Session: Abuzimet në familje, nuk do të kualifikohen për azil

Session: Abuzimet në familje, nuk do të kualifikohen për azil

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, vendosi që viktimat e abuzimit në familje dhe të dhunës së bandave të mos kualifikohen më për azil në SHBA. Vendimi i Sessions e shfuqizon një vendim të vitit 2016 që i ka dhënë azil një gruaje nga El Salvadori, e cila është përdhunuar dhe abuzuar nga bashkëshorti. “Pretendimet nga të huajt, që kanë të bëjnë me dhunën në familje ose dhunën e bandave, të kryer nga aktorë joqeveritarë, nuk do të kualifikohen për azil,” shkroi Sessions në vendimin e tij. Aktivistët thonë se masa do të ndikojë në dhjetëra mijëra aplikime për azil. Por ndërkohë sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit, kthimi i shpinës ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dëbimi i tyre në rrezik nuk do të duhej të ishin trashëgimi e asnjë administrate.

Sicred