KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sesioni shkencor: Skënderbeu Heroi Kombëtar i Shqiptarëve

Sesioni shkencor: Skënderbeu Heroi Kombëtar i Shqiptarëve

Është mbajtur në Lezhë sesioni shkencor “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu- Hero Kombëtar i Shqiptarëve”. I organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbrit” me qendër në Prishtinë, sesioni arriti të mbledhë mbi 60 referues shkencorë me tema të ndryshme, por edhe shumë miq dhe të ftuar. Pjesëmarrësit ishin nga e gjithë hapësira mbarkombëtare shqiptare, duke përfshirë dhe Çamërinë, por dhe klerikë të mirenjohur si Dom Anton Kçira dhe Dom Nik Ukgjini.
Kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit” Mr.sc. Nue Oroshi tha se konferenca mbahet në qytetin historik të Lezhës, në nderim të prijësit të Arbrit, Epirit dhe Maqedonisë me të ftuar studiues, historian dhe albanologë nga të gjitha trojet etnike shqiptare (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) si dhe nga arbëreshë të Italisë etj.
Referuesit sollën fakte të reja e të panjohura për jetën, por dhe autorët që kanë shkruar për Skënderbeun, përfshirë edhe në gjermanishten e vjetër. Dr. Entela Komnino solli gjithashtu këndvështrimin e patrajtuar deri tani me temën “Procesi i ekzistencës me emrin e Skënderbeut tek Fan Noli”.

Sicred