KRYEFAQJA » LAJME » Sesioni i 72-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 62 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë

Sesioni i 72-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 62 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë

Sesioni i 72-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkon edhe me 62-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatë. Forcimi i operacioneve ndërkombëtare të paqes si edhe lufta kundër terrorizmit dhe të drejtat e njeriut, do të jenë çështjet kryesore të punimeve të sesionit. Dy fjalimet kryesore do të jenë ai i presidentit Tramp dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Gutierres. Shqipëria do të mbajë qëndrimin e saj në sesione të veçanta të OKB-së.

Asambleja e 72-të e OKB-së do të fokusohet dhe në zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndryshimeve klimaterike. Gjatë fjalës së tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së u fokusua edhe tek migracioni dhe refugjatët, si çështje me impakt global. Presidenti i 72-të i Asamblesë së Përgjithshme Miroslav Lajcak, e bazon këtë në 5 shtylla: njerëzit; paqja; zhvillimi; parandalimi; planeti. Parandalimi është objektivi kryesor i sekretarit të përgjithshëm te OKB-së.

Sicred