KRYEFAQJA » LAJME » Servet Pëllumbi në Konferencën Shkencore “Politika dhe Shoqëria”
servet pellumbi, konferenca, shkencore, aktivitet, shoqeria,

Servet Pëllumbi në Konferencën Shkencore “Politika dhe Shoqëria”

Në Akademinë e Shkencave, u zhvillua Konferenca Shkencore: “Politika dhe Shoqëria” në skanerin e Prof. Servet Pëllumbi”, në 80 vjetorin e lindjes. Ndër 80 vite shumica e aktiviteteve të politologut, sociologut dhe filozofit Servet Pëllumbi u morën në analizë nga ekspertë të filozofisë politike duke e cilësuar prof. Pëllumbin si jo thjesht frymëzues i lëvizjeve të reja por edhe ndër filozofët që më mençuri kanë ndikuar tek pushteti në kohë kritike për historinë e Shqipërisë. Konferencën e hapi Dr. Institutit Sociologjik të Shqipërisë, Prof. Lekë Sokoli, më pas Ambasadori i Kosovës në Australi , zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj. Të pranishëm ishin ish- Presidenti Moisiu, deputetë të parlamentit shqiptar, akademikë, profesorë, studiues. Kjo konference shërbeu si udhërrëfyes edhe për studentët Bachelor edhe Master të Shkencave Sociale, të pranishëm aty.

Sicred