KRYEFAQJA » LAJME » Sërish hapen tendera për ndërtimin e bypass-ve të Fierit dhe Vlorës

Sërish hapen tendera për ndërtimin e bypass-ve të Fierit dhe Vlorës

Ndërtimi i segmenteve rrugore të By-Pass-it të Fierit dhe Vlorës duhet sërish të presin kjo pasi duhet të kryhet mbarimi i proçedures së gjetjes së operatorëve të interesuar për ti ndërtuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se afatet për shprehjen e interesit nga ana e operatorëve të interesuar që duan të hyjnë në garë për proçedurën e ndërtimit të këtyre segmenteve vjen pas njoftimit të bërë nga banka për rindërtim dhe zhvillim. ARRSH vlerëson se kompanitë që duan të janë pjesë e garës duhet të shprehin interesin deri në datë 25 tetor. By-Pass-i i Vlorës është të paktën 29 kilometra dhe duhet të ishte përfunduar gjatë tetorit të 2017 por kompanisë që duhet të punonte Serenissima nuk arriti të përmbushte detyrimet kontraktuale duke ju hequr kontrata. Vlera fillestare e këtij segmenti është lakuar në nivelet e 67 milionë euro. Ndërsa By-pass-i i Fierit është të paktën 22 kilometra i gjatë aktualisht nga kontrata paraardhëse, e cila tashmë është shkëputur, është përfunduar 55% e punimeve të rrugës. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në Lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë të Pojanit. Janë parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Kryqëzimet në disnivel janë parashikuar të ndërtohen si mbikalim për lëvizjen e trafikut kryesor si dhe rrethrrotullim në bazë për lëvizjen e trafikut lokal. Kompania e re që do të fitojë të drejtën për të ndërtuar këtë segment do të ketë një afat 15-mujor për ta përfunduar. Vlera fillestare e këtij By-Pass-i është konsideruar 60 milionë euro nga të cilat janë në dispozicion rreth 48 milion euro.

Sicred