KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Serbia triumfon, pritet Brazil -Zvicër

Serbia triumfon, pritet Brazil -Zvicër

Aleksandër Kolarov ka realizuar një goditje dënimi kompjuterike dhe me golin e shënuar ndaj Kosta Rikës ka ngritur në qiellin e shtatë tifozët serbë. Gjithë ndeshja ishte plot nerv nga të dy palët, por rezultati ishte minimal. Kosta Rika u përpoq të ushtronte presion, por mbrojtja serbe u mbyll mjaftë e organizuar. Ndërsa sulmet e serbëve ndaleshin falë portierit Navas.

Fundi i takimit dhuroi një episod të shëmtuar të përdorimit të forcës dhe lajtarëve. Shkak u bë tentativa e trainerit të Kosta Rikës për të mbajtur topin, ç’ka nuk u tolerua nga Matiç. Tensioni u rrit ndjeshëm.

Pas këtij takimi i pari për grupin E , Serbia qëndron në krye me 3 pikë ndërsa pritet me shumë interes takimi mes Brazilit dhe Zvicerës. Mjaft interesant ditën e sotme është edhe takimi Gjermani e Meksikë e vlefshme për grupin F.

RTSH po i sjell të gjitha takimet e “Rusi 2018” pa pagesë në valë digjitale në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT si dhe në live stream brenda territorin shqiptar. Për të apasionuarit është edhe aplikacioni RTSH Tani në telefonat celularë.

Sicred