KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Serbi, vijojnë protesta kundër Vuçiçit
serbi, protesta, kunder, vucic, presidenti, aleksander

Serbi, vijojnë protesta kundër Vuçiçit

Protestat kundër fitores së Aleksandër Vuçiç në zgjedhet presidenciale vijojnë ende në kryeqytetin serb. Mbi 10 mijë studentë marshuan në rruget dhe sheshet qëndrore të Beogradit kundër asaj që ata e quajnë nisjen e një periudhe diktatoriale në vend. Me pankarta në duar, të rinjtë thërrisnin “Vuçiç është hajdut, Vuçiç ka vjedhur zgjedhjet”, duke shprehur hapur frikën e tyre për rritjen e autoritet të tij. Vuçiç, 47 vjeç mori 55 për qind të votave në zgjedhjet e të dielës, duke konfirmuar dominimin e tij mbi vendin ballkanik dhe politikat e tij balancuese mes BE dhe Rusisë. Roli i presidnetit në Rusi është kryesisht ceremonial, por ai pritet të mbajë pushtetin përmes kontrollit të partisë së tij progresiste në pushtet. Kjo e fundit pritet të emërojë një aleat besnik të Vuçiç si kryeministër një figurë e cila pritet të jetë lehtësisht e kontollueshme nga presidenti i ri.

Sicred