KRYEFAQJA » LAJME » Serbi, rrëzohet autobuzi me kosovarë
Serbi, rrëzohet autobuzi me kosovarë

Serbi, rrëzohet autobuzi me kosovarë

Nëntë shtetas kosovarë janë lënduar pasi autobuzi me të cilin udhëtonin nga Sllovenia për në Prishtinë, doli nga rruga pranë qytetit serb të Prokupljes. Sipas mediave serbe, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal, dhe tre prej tyre kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve, çka ka bërë që ata të mbahen për trajtim intesiv spitalor. Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma, por dëshmitarët kanë bërë të ditur se shoferi humbi kontrollin e mjetit, duke rrëshkitur jashtë rruge. Policia serbe ka filluar hetimet, por dyshohet se shpejtësia dhe gjendja jo e mirë e rrugës mund të jenë shkaqe të aksidentit.

Sicred