KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Serbi, protesta masive kundër Presidentit Vuçiç
Serbi, protesta masive kundër Presidentit Vuçiç

Serbi, protesta masive kundër Presidentit Vuçiç

Mijëra serbë parakaluan të shtunën në Beograd, duke sfiduar edhe temperaturat polare për të manifestuar kundër presidentit, Aleksandar Vuçiç, i kritikuar për autoritarizëm.Manifestuesit u mblodhën gjithashtu në rreth 40 qytete të tjera, duke akuzuar pushtetin për presion ndaj mediave dhe shoqërisë civile. Ata kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të televizionit publik kombëtar ”RTSH”. Protesta e parë u organizua më 8 dhjetor me kërkesë të organizatave qytetare dhe me mbështetjen e Aleancës për Serbinë, ku bëjnë pjesë dhjetëra parti opozitare nga e majta deri në ekstremin e djathtë

Sicred