KRYEFAQJA » LAJME » Serbi, nis dialogu i brendshëm për Kosovën
Serbi, nis dialogu i brendshëm për Kosovën

Serbi, nis dialogu i brendshëm për Kosovën

Serbia nisi të ashtëquajturin dialogun e brendshëm për Kosovën, një proces i cili do të përfshijë një rrjet të gjerë konsultimesh me të gjithë faktorët, me qëllim që të gjendet një zgjidhje përfundimtare në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Tryeza u drejtua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili theksoi se kjo është një prej çështjeve me të vështira me të cilat është përballur populli serb në vitet e fundit. Zyrtari i Beogradit ftoi të gjithë grupet e interesuara që të japin qëndrimet e tyre, ndërsa në veçanti, thirrja shkoi për forcat politike, akademikët, funksionarët shtetërorë, aktivistët e shoqërisë civile si dhe qytetarët e thjeshtë.
Ndërkohë, nisja e dialogut të brendshëm është përshëndetur edhe nga nismëtari i kësaj ideje, presidenti Aleksandër Vuçiç. Kreu i Shtetit në një konferencë për mediat, deklaroi se kjo është një çështje e komplikuar e cila duhet të zgjidhet me qëllim që të mos privohet e ardhmja e vendit. Sipas Vuçiç, është e gabuar të mendosh se Serbisë në Kosovë i takon gjithçka, sikurse është e gabuar të mendosh se Serbisë në Kosovë nuk i takon asgjë. Procesi i dialogut të brendshëm në Kosovë pritet të zgjasë afro pesë muaj, ndërsa Beogradi pritet të dalë me një propozim konkret në mars të vitit që vjen.

Sicred