KRYEFAQJA » LAJME » Serbi; Heshtja zgjedhore
zgjedhjet-serbe-ne-kosove, Serbi, Heshtja zgjedhore, politike

Serbi; Heshtja zgjedhore

Në Serbi nisi në mesnatë heshtja zgjedhore gjatë së ciles ndalohet çdo lloj propagande zgjedhore përmes mjeteve të informimti publik, mbajtje e takimeve zgjedhore apo publikim sondazhesh. Heshtja do të zgjasë deri të dielën në 2 prill në orën 20, kur të mbyllen qëndrat e votimit për zgjedhjet presidenciale. Në garën për presidencën serbe marrin pjesë 11 kandidate. Kandidati kryesor është Aleksandër Vuçiç i cili në sondazhet e fundit ka marrë rreth 53% të votave. Kjo mund ta beje të panevojshëm mbajtjen e një raundi të dytë të caktuar për në 6 prill. Mes kandidatëve figuron edhe ish ministri i jashtëm Vuk Jeremiç por me një mbështetje më pak se 7%. Në Serbi do të hapen 8500 vendvotime, në Kosovë 90 kurse jashtë vendit do të hapen 53 qëndra votimi në 32 shtete. Në zgjedhje janë regjistruar 6,8 milionë votues dhe, sipas sondazheve, pjesëmarrja pritet të jetë mbi 58%.

Sicred