KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Senati polak kalon ligjin për Holokaustin Nazist

Senati polak kalon ligjin për Holokaustin Nazist

Senati polak ka miratuar një projektligj të shumëkundërshtuar, i cili e konsideron si të paligjshmën akuzimin e polakëve për bashkëpunim në Holokaustin Nazist. Projektligji, i cili duhet të marrë edhe firmën e presidentit të vendit që të quhet ligj, ndalon që të përshkruhen si polake edhe kampet naziste të vdekjes të ngritura në territorin e vendit. Për kundravajtësit parashikohen dënime nga gjobat deri në tre vjet burg. Drafti shkaktoi përplasje me Izraelin, i cili e akuzon Poloninë se po përpiqet të ndryshojë historinë. Të dielën që lamë pas, kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu e kritikoi atë, duke theksuar se Holokausti nuk mund të mohohet. Ndërsa këtë të mërkurë, një zëdhënëse e departamentit të shtetit i bëri thirrje qeverisë polake që ta rimendonte projektligj në fjalë, duke theksuar se SHBA-të ishin të shqetësuara pasi ai mund të minonte fjalën e lirë në vend si dhe të shkaktonte përcarje të mëtjeshme diplomatike. Presidenti polak Duda u përgjigj duke thënë se nuk mund të tërhiqeshin dhe se vendi i tij kishte të drejtë të mbronte të vërtetën historike. Polonia u sulmua dhe pushtua nga Gjermania naziste gjatë luftës së dytë botërore. Miliona qytetarë të saj u vranë, përfshi edhe tre milionë hebrenj polakë gjatë holokaustit, ndërkohë që numri total i hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit ishte gjashtë milionë. Polonia prej kohësh ka kundërshtuar përdorimin e frazave të tilla si kampet polake të vdekjes, që sugjerojnë se shteti polak ka patur një farë përgjgjësie për kampet siç ishte ai i Aushviçit. Sipas ministrit izraelit të arsimit dhe diasporës, Naftali Benet, është fakt historik që shumë polakë ndihmuan në vrasjen e hebrenjve, duke i dorëzuar ata tek nazistët, duke abuzuar me ta dhe biles edhe duke i vrarë gjatë dhe pas Holokasustit, ashtu sic është fakt historik që ishin gjermanët ata që iniciuan, planifikuan dhe ndërtuan kampet e punës dhe të vdekjes në histori.

Sicred