KRYEFAQJA » LAJME » Senati amerikan voton Malin e Zi në NATO

Senati amerikan voton Malin e Zi në NATO

Mali i Zi është një hap më afër që të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s. Ratifikimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në aleancë tejkaloi një pengesë proçedurale të hënën në senatin amerikan, i cili do të mblidhet për një votim përfundimtar më vonë gjatë javes. Miratimi i traktatit kërkon dy të tretat e votave në senat dhe pas kësaj presidenti mund ta ratifikojë atë. 97 senatorë e mbështetën këtë proces. Më herët gjatë këtij muaji, sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, i dërgoi një letër senatit që të miratojë traktatin para takimit të lartë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare. “Pjesëmarrja e Malit të Zi në takimin e NATO-s si anëtar i plotë dhe jo si vëzhgues, do të dërgonte mesazhin e fuqishëm për unitetin transatlantik dhe që asnjë palë e tretë nuk mund të ketë fuqinë e vetos mbi vendimet e NATO-s.” shkruante sekretari Tillerson. Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, do të përcaktonte një kufi të ngjeshur të NATO-s, përgjatë bregut të Detit Adriatik. Mali i Zi është në mes të përplasjeve ndërmjet perëndimi dhe Rusisë mbi ndikimin në Ballkan. Anëtarësimi i Malit të Zi duhet të ratifikohet nga 28 vendet anëtare të NATO-s para bashkimit formal të tij në aleancë.

Sicred