KRYEFAQJA » LAJME » Selenicë, çahet argjinatura në rrezik ujësjellësi

Selenicë, çahet argjinatura në rrezik ujësjellësi

Argjinatura e lumit Vjosë në Selenicë, është dëmtuar rëndë. Sipas autoriteteve lokale ujrat e rrëmbyeshëm të lumit janë duke përparuar drejt ujësjllësit. Nënkryetari i Bashkisë së Selenicës Naim Veshaj kërkon ndërhyrje urgjente pasi sipas tij qyteti do të mbetet pa ujë.
Shumë sipërfaqe tokë në të dy anët e lumit rrezikohen të përmbyten ose edhe të merren nga rrjedha e tij. Vjosa është në nivele të mëdha prurjesh ndërsa në Selenicë shpresat mbeten vetëm tek ndërhyrja dhe riparimi sa më shpejtë i argjinaturës.

Sicred