KRYEFAQJA » LAJME » Seleksionimi për “Milan Junior Camp”; Trajnerët ish-futbollistë të famshëm të Milan-it
Seleksionimi, për Milan Junior Camp, Trajnerët, ish-futbollistë, futbolliste të famshëm, të Milan-it

Seleksionimi për “Milan Junior Camp”; Trajnerët ish-futbollistë të famshëm të Milan-it

 “Milan Junior Kamp” ka nisur riorganizimin për vitin 2017. Stefano Falgera, organizatori i këtij aktiviteti ka mbërritur në Tiranë dhe ka sqaruar përpara mediave projektin e ri. “Milan Junior Kamp” do të zhvillohet nga data 23-25 gusht në Tiranë. Milan Junior Kamp që do të bëhet në Tiranës, i bashkangjitet atyre që janë zhvilluar në për vende të ndryshme të botës. Në Itali ka 1 vit që ka filluar ky projekt dhe ne shpresojmë që edhe në Tiranë të shkojë sa më mirë. Ky aktivitet do të jetë si një shkollë futbolli për fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë që ta kalojnë sa më bukur kohën e lirë. Bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë ka qenë i ngushtë prej vitesh. Kjo u pasqyrua edhe në drejtimin e kombëtares shqiptare nga një trajner italian. Fëmijët që do të regjistrohen në Milan Junior Kamp do të drejtohen në seancat stërvitore nga ish futbollistë të njohur që kanë luajtur me Milanin. Fillimisht ata do të drejtohen nga Rossi, ish-portier i Milan-it, më pas do të vazhdojnë me Kostakurtën etj. “Milan Junior Kamp” do të nisë punën me seleksionimin e fëmijëve që dinë të luajnë futboll duke filluar nga mosha 6-16 vjeç.

Sicred