KRYEFAQJA » LAJME » Selami rrëzohet në gjykatën administrative

Selami rrëzohet në gjykatën administrative

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami për kthimin e mandatit. Selami kishte ankimuar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, dhe brenda dy seancash, gjykata u shpreh me vendim. Ndërkohë në orën 12:00 pritet dhe vendimi për ish-deputetin Dashamir Tahiri që po ashtu ka ankimuar vendimin e KQZ. KQZ u hoqi mandatin dy ish-deputetëve të Kuvendit Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami pasi ishin subjekt të ligjit për dekriminalizimin. Selami nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, të dhënat për një masë sigurie arrest me burg nxjerrë ndaj tij nga Gjykata e Brindizit si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafikim të qënieve njerëzore. Masa ndaj tij është dhënë në 1994 dhe është ekzekutuar në 2006. Me këtë masë ai ka qëndruar një javë në paraburgimin e Brindizit dhe më pas është lënë i lirë në vijim të hetimit.

Sicred