KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohet 2.3 kg heroinë në portin e Durrësit

Sekuestrohet 2.3 kg heroinë në portin e Durrësit

Një sasi prej 2.3 kilogramësh heroinë është sekuestruar në portin e Durrësit. Droga u kap gjate kontrollit në prej trageteve të linjës Durrës-Bari dhe mendohet se do trafikohej në Itali. Policia dha detaje përmes një komunikate se në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë”. Policia ka arrestuar dy poseduesit e lëndës narkotike, Laureta Lama dhe Bashkim hasani, ndersa ka shpallur në kërkim një person të tretë me inicialet E.Ç. Materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Sicred