KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohen pasuri të familjes Habilaj
Sekuestrohen pasuri të familjes Habilaj

Sekuestrohen pasuri të familjes Habilaj

Autoritetet shqiptare njoftuan se kanë sekuestruar pasuri të familjes Habilaj, që dyshohet se janë vënë në rrugë të jashtëligjshme. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona  të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Autoritetet kanë sekuestruar disa njësi shërbimi dhe apartamente banimi në Vlorë në emër të tyre. Ato po vijojnë edhe më tej punën për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Sicred