KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohen euro false, arrestohen 3 persona

Sekuestrohen euro false, arrestohen 3 persona

Policia e Elbasanit arrestoi 3 persona për përdorim të kartëmonedhave të huaja false. Arrestimi i tyre u bë në afërsi të Cërrikut, teksa po udhëtonin me një mjet tip “Peugeot”, ku gjatë kontrollit u gjet dhe sasia e kartëmonedhave të dyshuara. Në pranga ranë Luan Duka, 41 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale; Agron Rrucaj, 23 vjeç; si dhe 19-vjeçarja Nafie Miraka. Të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë këmbyer 3 kartëmonedha me prerje 100 euro secila, në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Gramshit, të cilat dyshohet se janë false. Policia sekuestroi gjithashtu një shumë prej 11 mijë eurosh monedha false.

Sicred