KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohen 2 milion euro në Durrës

Sekuestrohen 2 milion euro në Durrës

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit të parave të cilat mendohen se janë fituar nga trafiku i drogës. 2 milion euro llogaritet kjo pasuri e cila është kryesisht truall. Mbi bazën e referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S. 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në cilësinë e provës matetriale personit në fjalë i janë sekuestruar:

• 25 000 m2 tokë arë;

• 10 100 m2 pemëtore;

• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Sicred