KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestro pasurive të Balilit

Sekuestro pasurive të Balilit

Forca të policisë dhe zyrtarë të tjerë të prokurorisë kanë kryer një kontroll të imtësishëm në kompleksin “Santa Quaranta”, pronë e të shumëkërkuarit Kelmend Balili. Resorti është vënë në sekuestro preventive pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Këtë të premte zyrtarët e Prokurorisë janë futur brenda kompleksit “Santa Quaranta” duke kontrolluar në çdo cep të dhomave të hotelit, ndërsa burime thonë se sekuestrimi nuk ka sjelle asnjë reagim të familjarëve të ndodhur në resort. Burime thonë se në sekuestro do të vihen edhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 25 apartamente dhe sipërfaqe trualli. Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44 vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal. Kelment Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE. Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzvave dhe u zhduk.

Sicred