KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrimi i shtëpive dhe parave të jashtëligjshme
Sekuestrimi i shtëpive, dhe parave, të jashtëligjshme

Sekuestrimi i shtëpive dhe parave të jashtëligjshme

Një apartament në Tiranë është vënë nën sekuestro, ndërsa pronari i saj është arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash. Sekuestroja është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit ndaj shtetasit Gjon Gjezaj. Në baze te veprimeve procedurale, janë zbuluar tre kontrata porosie për blerje apartamentesh në Tiranë, me vlerë totale rreth 130 mijë euro. Sipas Prokurorisë, nga hetimi rezultoi se pronë faktike është vetëm një apartament, me vlerë 41.800 euro në zonën e Kasharit në Tiranë, ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartamenteve, te cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentuar. Po sot, Policia e Elbasanit ka ndaluar dy persona teksa është bërë sekuestro preventive e një pasurie prej 15 milionë lekësh të rinj. Shtetasit B. Koçiaj dhe A. Koçiaj, të akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nuk e justifikojnë pasurinë e sekuestruar nga policia e Elbasanit.

Sicred