KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Rama: Meritë e policisë dhe doganës shqiptare

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Rama: Meritë e policisë dhe doganës shqiptare

Aksioni më i fundit i policisë dhe doganave shqiptare që çoi në sekuestrimin e mbi 600 kg kokainë, sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Ballkan tregon vullnetin e qeverisë shqiptare, në luftë kundër krimit të organizuar. Kjo ishte deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama nga Sofia, i cili theksoi se ky ishte një operacion i mirëfilltë i policisë dhe doganave shqiptare, pasi droga kishte kaluar disa kufij derisa mbërriti në Shqipëri ku u sekuestrua nga doganat. “Operacioni më i fundit i agjensive tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e prokurorisë, pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke patur parasysh që ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por një sasi që përpara se të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet
e BE ashtu sikundër ishte po kaq e rëndësishme vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdije se ky ishte një operacion mirëfilli i agjensive tona ligjzbatuese pas një sinjalizim në këtë rast nga partnerët” tha zoti Rama.
Pyetjse së gazetares së RTSH Denada Shkodrani se nëse ky aksion konsiderohet si përgjigje e qeverisë shqiptare në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zoti Rama ju përgjigj: “Ne përgjigjet po i japim çdo ditë, por ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe
trafikantëve të çdo lloji. Është e qartë se faza e parë e mbyllur me sukses për ta çrrënjosur kanabisin, tanimë ja ka lënë vendin fazës së dytë ku lufta jonë vjen duke u përshkallëzuar, gatishmëria jonë duke u rritur dhe patjetër aftësitë e agjensive tona ligjzbatuese duke u provuar në terren me rezultate konkrete”.
Bullgaria si kryesuese e rradhës e presidencës së BE-së garantoi mbështetje për projektet infrastrukturore të Ballkanit Perëndimor. Zoti Rama tha me këtë rast se “Ishte një bilanc që unë e konsideroj shumë pozitiv të cilin e parashtroi presidenti Junker dhe po ashtu një diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme ku koridori blu apo
autostrada Adriatiko – Joniane është një prioritet parësor”. Kryeministri shqiptar theksoi për publikun shqiptar këndvështrimin shumë pozitiv sipas tij “i treshes së referencës për vendet anëtare lidhur me ecurinë dhe gatishmërinë e Shqipërisë në këtë moment kyç Ku ne presim një rekomandim kyç nga Komisioni Europian dhe pastaj sigurisht një përgjigje pozitive nga vendet anëtare”.

Sicred