KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrimet: Përplasje në gjykata mes pronarëve dhe prokurorisë
Sekuestrimet: Përplasje në gjykata mes pronarëve dhe prokurorisë

Sekuestrimet: Përplasje në gjykata mes pronarëve dhe prokurorisë

Rreth 41 milion euro rezulton të jetë shuma e sekuestruar nga Policia e Shtetit në operacionin dy mujor “Vjeshtë 2017”. Ky plan masash për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale është shndërruar në një betejë juridike mes organit të akuzës dhe pronarëve. Burime të besueshme për RTSH bëjnë të ditur se policia dhe prokuroria kanë fituar betejën në shumë nga hetimet pasurore që i janë dërguar gjykatave në vend. Në dy muaj operacion gjykatat në vend kanë dhënë vendim për sekuestrimin e 41 milion euro pasuri të dyshuara si të krijuara nga burime kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar me vendim gjykate 32 mijë metër katror tokë dhe 10 apartamente.
Një numër i madh i personave të cilëve u janë bllokuar makinat, kanë paditur në gjykatë Policinë e Shtetit për sekuestrim të paligjshëm duke kërkuar edhe dëmshpërblim moral dhe ekonomik.
Ende nuk janë dhënë vendime për 89 apartamente dhe biznese të tjerë të bllokuara nga policia dhe 115 makina luksoze mes të cilave janë bllokuar 14 automjete të blinduara.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se në periudhën dy mujore nga nisja e këtij aksioni janë referuar materiale në Prokurori për hetime pasurore në mbi 60 raste. Nga keto 50 referime dërguar në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe 4 referime në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Berat, Tiranë e Fier. Personat e referuar në prokurori akuzohen për pastrim të produketeve te veprimtarise kriminale.

 

Sicred