KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Sekretet e Luftës”-Shqipëria në syrin e britanikëve gjatë periudhës 1943-44
“Sekretet e Luftës”-Shqipëria në syrin e britanikëve gjatë periudhës 1943-44

“Sekretet e Luftës”-Shqipëria në syrin e britanikëve gjatë periudhës 1943-44

Më shumë se shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, botimet rreth saj vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Kjo dhe për faktin se gjatë viteve të regjimit komunist historiografia e kohës përcolli më së shumti frymën e këtij regjimi. Një ndër librat që ka tërhequr vëmendjen së fundi, është “Sekretet e Luftës” e studiuesit dhe gazetarit Erald Kapri. I bazuar mbi një mori dokumentash të nxjerra për herë të parë nga arkivat britanike, libri nxjerr në dritë ngjarjet shumë të debatuara. Bie në sy roli i Britanisë së Madhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, raportet deri armiqësore mes forcave politike shqiptare në atë kohë, pushtimi gjerman, intrigat për marrjen e pushtetit, fragmente të asaj që mes debatesh është cilësuar Lufta Civile në Shqipëri, rolin që patën Enver Hoxha, Mid’hat Frashëri në atë periudhë etj. Këto informacione vijnë përmes dokumenteve autentike të një prej figurave kryesore të kohës kryeministrit britanik Uinston Çurçill, Ministrisë Britanike të Luftës, shërbimeve sekrete dhe dëshmive të shkruara e fotografive të agjentëve dhe ushtarakëve britanikë që luftuan në Shqipëri gjatë periudhës 1943-44.

Sicred