KRYEFAQJA » LAJME » PS pritet të shkarkojë Kokëdhimën, sekretar për reformën strukturore dhe emigrimin

PS pritet të shkarkojë Kokëdhimën, sekretar për reformën strukturore dhe emigrimin

Partia Socialiste do të mbledhë të premten Asamblenë Kombëtare për të vendosur për 5 çështje, mes tyre edhe për shkarkimin e  Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për reformën strukturore dhe emigrimin. Kjo u bë e ditur të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar që u drejtua nga kreu i tij dhe sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruci. Më herët në 5 dhjetor, kryesia e PSSH-së doli me propozimin për shkarkimin e Kokëdhimës nga funksionet që mbante, për shkak të mospërmbushjes së detyrës. Vetë zoti Kokëdhima i ka cilësuar veprimet ndaj tij si presion ndaj atyre që kërkojnë të reformojnë PS.  Pak kohë më parë Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, pasi opozita e akuzoi se kishte përfituar nga fondet publike ndërsa ishte zgjedhur deputet. Ish deputeti socialist i konsideroi akuzat si politike. Që nga ajo kohë zoti Kokëdhima i ka nisur takime për siç thotë reformimin e socialistëve.

Sicred