KRYEFAQJA » LAJME » Sekretariati i Energjisë: Serbia mban peng linjën 400 kV Shqipëri – Kosovë

Sekretariati i Energjisë: Serbia mban peng linjën 400 kV Shqipëri – Kosovë

Serbia vijon të mbaje peng vënien në punë të linjes 400 kw Shqipëri-Kosovë. Përpjekjet gati dy vjeçare të institucioneve ndërkombëtare nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërkohë që edhe angazhimi i fundit i sekretariatit të komunitetit të energjisë për një marrëveshje me mirëkuptim mes prishtinës dhe beogradit ka mbetur pezull. “Kjo është një histori e trishtueshme, nuk dua të shpjegoj më shumë. Nuk është e bardhë dhe e zezë, por serbia të bashkëpunoje për të zgjidhur çështjen. Qeveria gjermane sugjeroi që ta zgjidhnin çështjen përmes nesh, dhe ajo caktoi një ndërmjetës nga qeveria gjermane, një ish ministër, por problemi është që kosova u dakordësua me këtë ndërmjetësuesin, ndërsa pala serbe nuk është përgjigjur. Nuk thanë as po as jo”. Gjatë raportimit në komisionin e veprimtarisë prodhuese, drejtori i sekretariatit të energjisë, Janez Kopac, shtoi se ngerçi i krijuar me këtë projekt ka shqetësuar edhe financuesin e tij, qeverinë gjermane. “Nesër jam në Berlin për të takuar ndërmjetësin, do të diskutojme se cilat do të jenë hapat e tjerë që do të marrim. Por nuk mund të them tjetër gjë, diçka konkrete apo optimiste pasi këto vite kam mësuar të jem i kujdesshëm.” Me herët Shqipëria i propozoi Kosovës që ti drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar për të ndryshuar kushtin e marrëveshjes me Serbinë që mban peng prej vënien në punë të investimit 75.5 milionë euro. Linja përfundoi në Qershor të 2016 por ende nuk është vënë në punë, pasi Serbia nuk njeh operatorin e transmetimit të Kosoves.

Sicred