KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekretari i ri i Mbrojtjes: SHBA-të nuk do të ndryshojnë politikat në Kosovë
James Mattis

Sekretari i ri i Mbrojtjes: SHBA-të nuk do të ndryshojnë politikat në Kosovë

Sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis, në një dokument drejtuar Senatit amerikan, ka njoftuar se SHBA-të nuk do të ndryshojnë politikat në Kosovë. Në një raport prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit ka konfirmuar se Amerika do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Kosova është shembulli më i mirë se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, thotë Mattis. Ai shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandoje reduktimin e trupave. Mattis thekson gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, I beri keto komente gjatë seancës raportuese në Senatin Amerikan, përpara marrjes zyrtarisht të detyrës. Gjatë kësaj seancë pyetje përgjigje e cila ka zgjatur për më shumë se tre orë, dhe që është zbardhur në faqen a senatit amerikane, Mattis është pyetur edhe për qasjen e tij dhe të Uashingtonit për Kosovën, ku ka thënë se dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi duhet të vijojë. Duke shprehur mbeshtetjen për dialogun Prishtinë-Beograd ai theksoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian. Qëndrimi i sekretarit aktual të mbrojtjes në SHBA, James Mattis, u jep përfundimisht fund spekulimeve lidhur me qasjen që Uashingtoni do të mbajë ndaj Kosoves, nën presidencën e Donald Trump.

Sicred