KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Guta Lindore, Gutierres bën thirrje për ndaljen e luftimeve

Guta Lindore, Gutierres bën thirrje për ndaljen e luftimeve

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres ka bërë thirrje që luftimet në krahinën siriane të Gutas Lindore të ndalojnë menjëherë, duke e përshkruar situatën në enklavën që kontrollohet nga rebelët si ferrin mbi tokë. – Besoj se Guta Lindore nuk mund të presë më, – tha Guterrres përpara këshillit të Sigurimit të OKB-së. – Kjo është një tragjedi që po ndodh para syve tanë dhe nuk besoj se mund ti lëmë gjërat që të vijojnë në këtë mënyrë të tmerrshme, – theksoi sekretari i përgjithshëm. Këshillit të sigurimit i është kërkuar të marrë në konsideratë një rezolutë e cila bën thirrje për një armëpushim tridhjetë ditor në Siri. Guta Lindore ka qenë nën shenjestrën e bombardimeve të ndërmarra nga forcat e qeverisë së Bashar Al Asad, me mbështetjen e forcave ajrore ruse. Krahina është edhe zona e fundit e kontrolluar nga rebelët në afërsi të kryeqytetit Damask. Ushtria siriane është shprehur se po përpiqet ta clirojë zonën, ku banojnë rreth 400 mijë persona, nga terroristët, por ajo është akuzuar se ka shenjestruar civilët.