KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekretari amerikan i shtetit Pompeo cakton përfaqësuesin për Korenë e Veriut
Sekretari amerikan i shtetit Pompeo cakton përfaqësuesin për Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit Pompeo cakton përfaqësuesin për Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo ka emëruar drejtuesin e kompanisë Ford Motor, Stifën Bigën, si përfaqësusin special të SHBA-ve për Korenë e Veriut. – Stiv do të drejtojë politikën amerikan përkundrejt Koresë së Veriout dhe do të udhëheqë përpjekjet tona për të arritur synimin e Presidentit Tramp për denuklearizim përfundimtar dhe plotësisht të verifikueshëm të Koresë së Veriut, ashtu sic është rënë dakord me Kim Jong Un, – tha Pompeo, i cili shtoi se javën e ardhshme bashkë me Bigën do të udhëtonte ëpr në Korenë e Veriut në përpjekje për ta bindur atë që të heqë dorë nga armët bërthamore. Ky do të jetë edhe udhëtimi i katërt i këtij viti i Pompeos në Korenë e Veriut dhe i dyti që nga samiti i Presidentit Tramp dhe liderit koreano verior Kim, i cili pati shumë jehonë por pak progres të dukshëm. Ndërkohë, duke komuentuar situatën në Korenë e Veriut, Bigën tha se cështjet ishin të vështirava për t’u zgjidhur po shtoi se Tramp ka krijuar një hapje dhe një mundësi që duhej kapur ëpr të siguruar një të ardhme të paqtë për popullin koreano verior. Bigën ka shërbyer si zëvendëspresident i cështjeve qeverisës ndërkombëtare të Ford Motor për një periudhë katërmbëdhjetë vjeçare. Ai gjithashtu ka punuar edhe i sekretar ekzekutiv i Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës së ish presidentit Xhorxh ë Bush, si dhe si pjesë e stafit të lartë të Kondolenza Rajs gjatë kohës që ajo ishte këshilltare e sigurisë kombëtare.

Sicred