KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, për Sirinë
Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, për Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, për Sirinë

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët për të dëbuar edhe ushtarin e fundit iranian nga Siria. Kjo u deklarua nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Kajro të Egjiptit. Pompeo gjithashtu paralajmëroi se nuk do të ketë ndihma amerikane për zonat që kontrollohen nga presidenti sirian Bashar al asad derisa irani dhe aleatët e tij të largohen nga Siria. Sekretari i shtetit gjithashtu kritikoi ish presidentin amerikan Barak Obama për politikën e tij në Lindjen e Mesme, duke thënë se Obama ka bwrw gabime serioze në atë rajon. Deklarata e Pompeo erdhi tre javë pasi presidenti Donald Tramp bëri të ditur se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria, cka tronditi aleatët e Amerikës dhe shkaktoi kritika në Uashington. Zoti Pompeo, i cili është përpjekur të risigurojë aleatët pas njoftimit të Presidentit Tramp gjithashtu u shpreh se Amerika nuk do të tërhiqet derisa lufta ndaj terrorizmit të ketë mbaruar. – Do të punojmë pa u lodhur për të mundur grupin terrorist të Shtetit islamik, Al Kaedan dhe xhihadistë të tjerë që kanë kërcënuar sigurinë tonë dhe tuajën, – theksoi Pompeo gjatë një fjalimi në universitetin amerikan të Kajros. Sipas tij, Amerika është një forcë që vepron për mirë në Lindjen e mesme dhe angazhimi i saj për cmontimin e plotë të kërcënimit që paraqet iSiS do të vijojë pavarësisht vendimit për të tërhequr trupat nga Siria. -Kur amerika tërhiqet, pason kaosi, – shtoi sekretari amerikan i shtetit.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com