KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko: Tregjet e hapura janë më efikasë
Sejko: Tregjet e hapura janë më efikasë

Sejko: Tregjet e hapura janë më efikasë

Guvernatori i BSH Gent Sejko vlerëson se pas tejkalimit të krizës financiare, ekonomia globale po fiton ritëm. Zoti Sejko i bëri këto vlerësime në takimin e 39-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit që u zhvillu në Bodrum të Turqisë. Duke folur në panelin me temë ”Rritja e qëndrueshme globale”, ai tha se fokusi i vendeve ka qenë trajtimi i pasojave të krizës dhe nxitja e një rimëkëmbjeje sa më të shpejtë.
Guvernatori i BSH Gent Sejko solli në vëmendje të pjesëmarrësve, disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë në rritjen globale, të tillë si: divergjenca rreth tregtisë së lirë dhe globale; reformat strukturore; turbulencat e tregjeve financiare dhe stabiliteti gjeopolitik. Lidhur me divergjencën rreth tregtisë së lirë dhe globale, ai theksoi se tregjet e hapura lejojnë një alokim më efikas të resurseve dhe ofrojnë mundësi më të mira punësimi. Kjo është vendimtare për Shqipërinë dhe rajonin, i cili përbëhet nga një numër të madh ekonomish të vogla dhe të hapura, tha zoti Sejko.
Duke marrë si shembull ekonomitë e zhvilluara, për të cilat fokusi ka qenë në reformat strukturore për rregullimin e sistemit financiar dhe në qëndrueshmërinë e financave publike, guvernatori i BSH tha se edhe vendet në zhvillim duhet të punojnë në të njëjtin drejtim.

(Visited 13 times, 8 visits today)