KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko : projektet e “One billion” të jenë të studiuara
Sejko, projektet e One billion, të jenë të studiuara

Sejko : projektet e “One billion” të jenë të studiuara

Pas fondit monetar ndërkombëtar, edhe Banka e Shqipërisë këshillon qeverinë të jetë e kujdesshme me projektin “one billion” , paketa një miliardë dollarëshe e investimeve në infrastrukturë nga privati. Gent Sejko u shpreh duke thënë se: “ Projektet duhet të jenë të studiuara me kujdes e me rentabilitet, ne çdo rast. Njëkohësisht pasqyrimi duket të jetë transparent dhe brenda standardeve europiane, fakt shumë i rëndësishëm ky.” Guvernatori përforcoi edhe një rekomandim të FMN-së që lidhej me Bankën e Shqipërisë. Sejko garantoi rritje të vigjilencës mbikqyrëse nga ana e bankës qëndrore mbi ndryshimet strukturore të kohëve të fundit në sektoret bankare dhe jo bankarë. “Çdo rekomandim nga ana e FMN-së është i mirëpritur nga ana jonë. Njëkohësisht duhet të kemi si synim që të rrisim kapacitetet tona, në mënyrë të vazhdueshme.” – vazhdoi Sejko.

Sicred