KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko merr pjesë në Mbledhjet e Pranverës të FMN-së dhe BB

Sejko merr pjesë në Mbledhjet e Pranverës të FMN-së dhe BB

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka marrë pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Në këto takime Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi. Ai shtoi se zbatimi politikës monetare stimuluese ka mbështetur rritjen e ekonomisë, të punësimit e pagave, si dhe të inflacionit. Më konkretisht, në lidhje me zhvillimet në ecurinë e çmimeve të konsumit, z. Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë e fokusuar në përmbushjen e objektivit të saj kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Inflacioni po kthehet gradualisht në nivelin e synuar, duke ardhur në rritje, dhe parashikohet të kthehet në objektiv brenda vitit 2019. Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së theksuan se Shqipëria duhet të përfitojë nga trendi i rritjes ekonomike, stabiliteti financiar dhe sistemi i sigurt financiar, për të tërhequr investime të huaja, në mënyrë që kjo rritje ekonomike të jetë e shëndetshme në afat të gjatë. Gjatë takimeve, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, përshëndetën rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ata u shprehën se për të përmirësuar ambientin e biznesit dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit, mbetet i një rëndësie të veçantë vazhdimi i reformave strukturore në vend.

Sicred