KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko: Kriza politike cënon rritjen ekonomike

Sejko: Kriza politike cënon rritjen ekonomike

“ Në rast se situata do të jetë e tejzgjatur mund të ketë pasoja negative” tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Paralajmërimin e bërë një muaj më parë kundrejt klasës politike, guvernatori i bankës së shqipërisë Gent Sejko e përforcoi sot duke deklaruar se efektet e krizës politike do të frenojnë rritjen ekonomike të vendit. Sejko tha se “ në rast se do të ketë një zgjatje të tensionit politik natyrisht që do të ketë një rishikim ekonomik në rënje ulet rritja ekonomike”. Nga ana tjetër banka e shqipërisë është në proçes identifikimi për masat që do të përfshihen në luftën që i ka shpallur përdorimit të euros në ekonomi. “ Si për transmetimin e politikës monetare ashtu edhe për krijimin e një stabiliteti financiar banka e shqipërisë synon që të rrise do të bëje një “luftë” kundër euronizimit pra një ulje graduale të përdorimit të euros dhe rritje të përdorimit të lekut në ekonomi.Ky është edhe roli jonë me ligj” shtoi më tej zoti Sejko. Këto deklarata guvernatori i bankës qendrore i bëri pas raportimit në komisionin parlamentar të ekonomisë për vitin 2016.

Sicred