KRYEFAQJA » LAJME » Seitaj ndryshon mbrojtjen në Catania

Seitaj ndryshon mbrojtjen në Catania

Një prej avokatët penalist më të suksesshmit në Romë ka marrë përsipër mbrojtjen e “financierit “ të bandës së Habilajve. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, të cilat thanë se ndryshimi i mbrotjes është bërë disa orë përpara se Seitaj të merret në pyetje nga prokurorët shqiptarë për llogari të hetimeve në Shqipëri. Në të njëjtën çështje, është përfshirë edhe ish- Ministri Brendshëm Saimir Tahiri.

Marrja në pyetje e Seitajt do të bëhet në prezencë edhe të avokatit shqiptarë Detar Hysi. Seitaj është konsideruar si financieri i grupit të Habilajve, i cili merrte dhe transportonte paratë që përfitoheshin nga trafiku i drogës. Ende nuk ka një përgjigje institucionale për mënyrën se si u ekstradua drejt Italisë, ndërkohë që Prokuroria shqiptare nuk e kishte marrë në pyetje. Për të realizuar këtë seancë drejt italisë u nisën ditën e hënë, dy prokurorët e çështjes Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara.