KRYEFAQJA » LAJME » Seibert: Partitë të punojnë së bashku në parlament dhe të zbusin mosmarrëveshjet

Seibert: Partitë të punojnë së bashku në parlament dhe të zbusin mosmarrëveshjet

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel. ka reaguar për herë të parë sot për zhvillimet politike në Shqipëri. I pyetur nga Deutche Welle për kërkesat e opozitës dhe bojkotin e punimeve të parlamentit, ai ka shpjeguar se qeveria federale mbështet reformat e nisura në vendin tonë dhe se është në interesin e popullit shqiptar që partitë të punojnë së bashku në parlament. Qeveria Federale e Gjermanisë i bën thirrje të gjitha partive politike të Shqipërisë, thotë zëdhënësi i Merkel, të zbusin mosmarrëveshjet. Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione politike kontroverse.

Sicred