KRYEFAQJA » LAJME » Bulevardi i ri, segmenti i dytë hapet në mars

Bulevardi i ri, segmenti i dytë hapet në mars

Në muajin mars parashikohet të hapet për qyetetarët Bulevardi i Ri i Tiranës. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit tha se në mbyllje të tij do të ndërtohet një shesh i ngjashmë me atë “Nënë Tereza”. Ndrsyhe nga ç’ka ndodhur në Tiranë gjatë 25 viteve të fundit, kjo lagje po zhvillohet mbi një plan, që ka parashikuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme urbane.

Punimet në segmentin e dytë të Bulevardit të Ri janë drejt fundit dhe parashikohet që në muajin mars ai të hapet për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se perfundimi i ketij segmentie e ben Bulevardin e Ri më të aksesueshëm për banorët dhe makinat, pasi e  lidhë ate me disa rrugë kryesore në kryeqytet.

Sipas Veliajt projekti i bulevardit te ri i jep kryeqtyetit edhe një hapësirë të madhe të gjelbëruar, ndërsa tregon edhe strukturën e pjesës fundore të tij.

Në Tiranën, e populluar gjate 25 viteve të fundit me ndërtime informale, kjo është një nga lagjet e reja, që ndërtohet mbi një plan, i cili ka parashikuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme urbane.

Sicred