KRYEFAQJA » LAJME » Sefa: Shqipëria, pikë të vlefshme në Evropian

Sefa: Shqipëria, pikë të vlefshme në Evropian

Çiklisti shqiptar Ylber Sefa është renditur i 26-ti midis 149 pjesëmarrësve në garën e rezistencës në Kampionatin Evropian që u zhvillua në fundjavën e kaluar në Danimarkë. Sefa, i cili mban dhe titullin e kampionit kombëtar të Shqipërisë, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e grupit kuqezi. “Jemi të kënaqur pasi ne ishim vetëm tre çiklista, jo si ekipet e tjerë” tha Sefa për RTSH. “Ne pretendonim për më shumë, pasi ishim përgatitur, por aksidentet e fundit që kanë ndodhur në dy kilometrat e fundit na frenuan” shtoi ai.
Duke patur parasysh ecurinë e garës, Sefa thotë se e rëndësishme është që në këtë Kampionat Evropian u fituan pikë të rëndësishme në renditjen e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI). “Xhuliani në vend të 20-të ishte një vend i kënaqshëm për ekipin kombëtar pasi mori edhe tre pikë nga UCI. Sigurisht edhe unë i 26-ti duke marrë prasysh dhe aksidentin e Zhupës në 2 kilometrat e fundit, si dhe dy aksidentet e tjerë që na kanë rezikuar, mendoj se ishte një rezultat shumë i mirë i ekipit kombëtar” spjegon Sefa për RTSH.
Tanimë çiklisti i ri e ka hedhur vështrimin drejt Kampionatit Botëror. “Objektivi im është kampionati botëror që do të mbahet më 24 shtator në Norvegji dhe shpresoj që gjatë këtij muaji fitoj disa pikë që të marr pjesë atje” thotë çiklisti. Ai shpreson gjithashtu edhe nënshkrimin e një kontrate me një ekip profesionist.
Ylber Sefa po spikat në Belgjikë me skuadrën e tij, “ASFRA Racing”, e cila mori pjesë edhe në Rrethin e 74-t Çiklistik të Shqipërisë, që u zhvillua në maj.

Sicred