KRYEFAQJA » LAJME » Sebastien Loeb kërkon titullin në Dakar 2019

Sebastien Loeb kërkon titullin në Dakar 2019

Gara e Dakarit fillon me startin simbolik të edicionit të 41-të të saj. Prania e mijëra njerëzve aty tregojnë për interesin ndaj automjeteve. Sebastien Loeb ka një tjetër mundësi për të fituar, por piloti francez pranon se dunat e rërës të Perusë do të paraqesin një sfidë shumë të ndryshme nga balta, dëbora dhe asfalti që ai ka përshkuar kur ka fituar 9 tituj e tij botërorë. Megjithatë, Loeb mbetet i kujdesshëm këtë vit, pasi gara do të zhvillohet brenda kufijve të Perusë dhe 5,000 km është pothuajse gjysma e distancës së vitit të kaluar. “Në letër, kjo nuk duket si një garë e mirë për mua”, tha Loeb për mundësinë e garës mbi rërë. “Por unë mendoj se do të jetë e komplikuar për shkak të dunave të rërës – ata nuk janë pika ime e fortë”. Loeb, 44 vjeç, udhëhoqi ekipin e Peugeot në tri garat e fundit Dakar me një vend të dytë të arritur në 2017. Prodhuesi francez tani mund të ketë krijuar një makinë të përshtatshme për udhëtimin në shkretëtirë, por Loeb i duhet ta provojë këtë. Vitin e kaluar, Loeb nuk arriti të përfundojë Dakarin, i cili u fitua nga shokët e ekipit të tij, te Peugeot, me Carlos Sainz. Kur ndodhi kjo gjë, Loeb mendoi se pranisë së tij në Dakar i erdhi fundi. Por tani rikthehet me Pezho. Ndërkohë që Sainz do të garojë me X-raid Mini John Cooper, sëbashku me dy pilotët francezë, Stephane Peterhansel dhe Cyril Despres, legjenda në garën më të ashpër të botës. Këta tre pilotë kanë 20 fitore në Dakar mes tyre, përfshirë konkurrimin me motora dhe me makina.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com