KRYEFAQJA » LAJME » Itali, seanca gjyqësore e ndaj bandës Habilaj nis më 31 tetor
habilaj, Seanca gjyqësore, e bandës Habilaj

Itali, seanca gjyqësore e ndaj bandës Habilaj nis më 31 tetor

7 personat e arrestuar në Itali të njohur si pjestarë te bandës Habilaj, të vënë në përgjim nga autoritetet italiane prej katër vitesh do të dalin të martën e ardhshme para trupit gjykues. Seanca e parë gjyqësore pritet të zhvillohet në datën 31 tetor. Të gjithë të arrestuarit italianë e shqiptarë , anëtarë të bandës që akuzohen se trafikonin lëndë narkotike e armë nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të avokatëve të tyre kanë prezantuar kërkesën e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias duke kundërshtuar akuzën ndaj tyre.

Ka qenë prokuroria e qytetit siçilian, që ka lëshuar 11 urdhër-arreste. Katër shtetas italianë dhe 3 shqiptarë u vënë në pranga, ndërsa për 4 shqiptarë të tjerë është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar në rang europian. Nezar Seiti një nga anëtarët e bandës së Habilajve është arrestuar në territorin e Republikës së Shqipërisë e brenda 20 ditëve nga data e arrestimit dhe duhet të ekstradohet drejt Italisë për t’iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane.

Kërkimet po vazhdojnë nga policia shqiptare për Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, Armando Sulaj , vallai i Maridian Sulaj dhe Tigrens Mezuraj.

Publikimi i dosjes Habilaj solli tronditjen e politikes shqiptare pasi në përgjimet e bërë ndaj anëtarëve të bandës disa herë përmendej emri i ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri si përkrahës i trafikantëve. Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” ku u arrestuan anëtarët e bandës Habilaj, janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh. Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht kallashnikovë dhe municione. Gjatë hetimeve janë arrestuar 20 korrierë. Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e Rojes Financiare  kapte një vlerë prej 20 milionë euro.

Sicred