KRYEFAQJA » LAJME » Seanca e sotme e Kuvendit dhe çështjet në rendin e ditës
Seanca e sotme e Kuvendit dhe çështjet në rendin e ditës

Seanca e sotme e Kuvendit dhe çështjet në rendin e ditës

Kuvendi është mbledhur në seancën e tij të rradhës këtë të hënë në një seancë që ka nisur prej orës 10.00. Ndër të tjera, në rendin e ditës sot përfshihet edhe ngritja e një komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu sot do të përmbyllet votimi për vettingun në rradhët e policisë, i bartur që nga seanca plenare e një jave më parë. Seanca e sotme ka nisur me një minutë heshtje për Agur Vrenozin, 53-vjeçari nga Fieri që humbi jetën të shtunën, një ditë pas sulmit në një pikë këmbimi valutor në Fier. Ka qenë deputeti i PD-së, i qarkut Fier, Luan Baçi i cili ka kërkuar në seancë nderimin e aktit të tij, në mbrojtje të një bashkëqytetari të sulmuar nga tre persona të armatosur.

Sicred