KRYEFAQJA » LAJME » Seanca e Kuvendit të Kosovës, betimi i katër deputetëve të rinj
kuvendi, kosove, sot

Seanca e Kuvendit të Kosovës, betimi i katër deputetëve të rinj

Seanca e kuvendit të Kosovës nisi me betimin e katër deputetëve të rinj, të cilët zëvendësuan deputetët që kanë marrë poste qeveritare. Deputeti Nait Hasani nga PDK zëvendëson kryeministrin Ramush Haradinaj, Bekë Berisha i AAK-së zëvendëson Pal Lekajn, ministër i Infrastrukturës, Imet Rrahmani zëvendëson Behxhet Pacollin zëvendëskryeministër. Ndërsa Bahri Shabani zëvendëson Rasim Demirin që ka marrë post ministror. Seanca vazhdoi me fjalën e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili u shpreh se “kjo qeveri është e ndërtuar mbi pazare të ulëta, pasi është e varur nga lista serbe”. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit të tij janë larguar nga seanca e Kuvendit. Haradinaj ashtu siç ka paralajmëruar është larguar nga salla, pasi sipas tij, do të kthehen vetëm kur të debatohet për programin qeverisës. Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar opozitën në Kuvend për shantazh. Ai tha se deputetët e opozitarë po e shfrytëzojnë foltoren për të tjera dhe nuk po respektojnë pikën për të cilën është thirrur seanca.

 

Sicred