KRYEFAQJA » LAJME » Seanca e Demarkacionit shtyhet për të premten

Seanca e Demarkacionit shtyhet për të premten

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është shtyrë për të premten, në ora 10:00. Shtyrja u bë pasi Kuvendi i Kosovës nuk mund të sigurojë numrin e 80 votave të nevojshme për miratimin e kësaj marrëveshje. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se vazhdon të jetë optimist se do të arrijnë konsensus lidhur për këtë çështje, duke lënë edhe një ditë kohë për negociata. Votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar. Ambasadori amerikan, Greg Delwaëie i pranishëm në seancën plenare në një deklaratë për median u bëri thirrje deputetëve të votojnë marrëveshjen, pasi miratimi i saj ka të bëjë me lëvizjen e lirë.

Sicred