KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Së shpejti takimi Tramp – Kim Jong Un
Tensionohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Së shpejti takimi Tramp – Kim Jong Un

Dy njerëzit që e çuan botën në prag lufte, shumë shpejt mund të ulen përballë njëri-tjetrit në atë që do të përbëjë një takim historik. Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar ftesën e liderit korano-verior Kim Jong-un për bisedime mbi ngërçin bërthamor. Njoftimi i papritur u bë nga delegacioni i Koresë së Jugut, i cili u takua të enjten me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Lajmin e konfirmoi më pas zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders në një deklaratë me shkrim, ku thuhej se të gjitha sanksionet dhe presioni maksimal ndaj vendit të izoluar komunist do të mbeten në fuqi. Delegacioni koreanojugor u takua në fillim të kësaj jave me Kim Jong-un, i cili i dorëzoi dhe një letër konfidenciale për Presidentin e SHBA-së. Nga sa pohojnë anëtarë të delagacionit, lideri koreanoverior ishte shprehur se “ishte i përkushtuar për rishikimin e prodhimit të armëve bërthamore” dhe kish premtuar se Peniani do të frenohej nga kryerja e provave të mëtejshme bërthamore ose raketore. Vetë Trump bëri këtë koment mbrëmjen e së enjtes në “Twitter”: “Kim Jong-un tha se nuk do të ketë prova raketore nga Koreja e Veriut gjatë kësaj periudhe. Po bëhet përparim i madh, por sanksionet do të mbeten në fuqi deri sa të arrihet një marrëveshje. Takimi po planifikohet!”. Presidenti i Koresë së Jugut Moon Xha In e përshkroi këtë zhvillim si një gur kilometrik për paqen.

Sicred