KRYEFAQJA » LAJME » Së shpejti nis proçesi i vetëdeklarimit të adresave
Së shpejti nis proçesi i vetëdeklarimit të adresave

Së shpejti nis proçesi i vetëdeklarimit të adresave

Shqipëria brenda 6 muajve do të plotësojë sistemin e adresave me një proces vetëdeklarimi nga qytetarët. Pas kësaj periudhe çdo shtetas që nuk bën deklarim të saktë të vendbanimit të tij, do të gjobitet dhe madje parashikohet edhe ndërhyrja e policisë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap si një standart të munguar në 26 vite. “Mungesa e adresave tregon prapambetjen e vendit. Popullsia sipas regjistrimit të censusit është 4.4 milionë banorë. Por e vërteta është se jo vetëm ne nuk jemi familjarizuar me këtë shifër, pasi vijojmë të themi se jemi 3 milionë, por kjo popullsi nuk e di as të lidh numrin e banorëve me vendbanimin e tyre” tha zoti Rama. “Sot nuk kemi një bazë të dhënash bazike të aksesueshme, pra me pak fjalë jemi i vetmi vend në Europë që të gjejmë shtëpinë me të pyetur, jo me adresë”, tha Rama. Në sistemin e ri të adresave çdo qytetar do të ketë një kod unik.

Sicred