KRYEFAQJA » LAJME » Schütz : Rezultate konkrete kundër kokave të mëdha

Schütz : Rezultate konkrete kundër kokave të mëdha

Edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Suzan Shutz i kërkon qeverisë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar përfshirë kokat e mëdha. Për diplomaten gjermane, lufta në këtë drejtim është një nga kriteret kyçe në proçesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Sigurisht jam e mendimit që lufta kundër krimit të organizuar është një prej temave kryesore, pikave më qëndrore që kanë të bëjnë me plotësimin e kritereve kyçe që duhet të arrije Shqipëria në proçesin e negociatava për anëtarësimin në BE. Përshëndesim përpjekjet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim, shpresojmë që të kemi rezultate konkrete pozitive në këtë drejtim. Kjo përfshin njëkohësisht edhe rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe kokat e mëdha të krimit të organizuar.”Nga ana tjetër diplomatja gjermane është e bindur se proçesi i Vettingut do të ndikoje në përmirësimin e klimës së investimeve të huaja në Shqipëri. “Secili prej investitorëve të huaj që duan të investojnë në Shqipëri ka nevojë për siguri ligjore. Ata duan të jenë të sigurt që në raste konfliktesh gjyqësore të marrin të drejtën që ju takon, pa patur frikë që ndonjë nga gjyqtarët mund të blihet.” Ndonëse numri i azilkërkuesve shqiptar në Gjermani ka rënë përgjatë këtij viti, ambasadorja Shutz bën të qartë se shanset për azil në vendin e saj janë zero. “Në fakt numri i azilkërkuesve shqiptare për vitin 2017 është 4000 mijë persona, por është mjaft e rëndësishme që të bëhet e qartë për të gjithë shtetasit shqiptarë që mundësia për të marrë azil në Gjermani nuk ekziston. Ndaj të gjithë ata që janë atje dhe kanë aplikuar për azil do të duhet që të rikthehen”. Në periudhën 2015-2016 numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani arriti në shifra rekord. Përgjatë këtyre dy viteve numri i kërkesave për azil shkoi në 70 mijë, por këtë vit numri i kërkesave të azilkërkuesve shqiptarë ka zbritur në 4000 mijë.

Sicred