KRYEFAQJA » LAJME » “Save the children” : Fëmijët ndjehen të përjashtuar

“Save the children” : Fëmijët ndjehen të përjashtuar

94% e fëmijëve të moshës 12 – 17 vjeç në Shqipëri ndjehen të papërfillur në zgjidhjen e shqetësimeve të jetës së tyre të përditshme. Ata mendojnë se ndryshimi duhet të filloje me dëgjimin e zërit të tyre për problemet që lidhen me ta. Nga studimi i realizuar nga Save The Children në 8 bashki të vendit, rezultoi se për çdo rast mbi 50 % e fëmijëve ndjejnë të domosdoshme përmirësimin e të paktën 3 aspekteve të jetës së tyre. “Duhet të bëjnë më shumë për të eleminuar fenomenin e bullizmit. 90% e fëmijëve e konsiderojnë të domosdoshëm praninë e psikologut ose punonjësit social në shkollë. 39% e fëmijëve nuk dinë ose janë të pasigurt se ku duhet të drejtohen kur ndjehen të dhunuar ose të keqtrajtuar ndërsa 10% nuk ndihen të sigurt në shkollë” tha një nxënëse. Ndërsa Drejtorja e STHCH Anila Meço tha se “SAVE THE CHILDREN e gjen ngritjen e zërit të fëmijëve si një nga aspektet më të rëndësishme të të drejtave të fëmijëve. Të ndihen të qetë që ta ndajnë zërin e tyre dhe të ndihen që po dëgjohen dhe me të vërtetë që ajo çfarë ata ngrejnë do të sjelli një ndryshim”. Probleme jo të panjohura për avokatin e popullit që vazhdon të jetë i angazhuar për të ngritur zërin. “Kontaktoni strukturat e avokatit të popullit, merrni greenline nëse ata kanë nëse ka një rast që ju e ndjeni veten se të drejtat tuaja janë shkelur. Do të mundohem që atë gjë që ju e keni të drejtë apo atë gjë që është vërtetë problematike mundohem ta adresoj në kohën më të shkurtër të mundshme”. Duke iu referuar tendencës se një pjesë të konsiderueshme të fëmijëve që e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit raporti rekomandon angazhimin në sinkron të qeverisë dhe shoqërisë për të adresuar dhe dhënë zgjidhje për problemtikat esencialet e bëra prezente nga vetë fëmijët.

Sicred